Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Nga Fatmir Bashli:

O bani zgjedhje t’parakohshme more se e myt kyt popull, sa kujtoni se ban ai 50 mij leksh.

Sa t’kam duru ty, s’kisha duru as baxhanakun, tuj i than vllau t’vllas.

M’pyti sot njeni n’Velipoj,,- Si e ke emnin ? – Il mio nome Fatmir , i thash,, – Flas Shqip m’tha !! Mu mushen syt me lot,,Gjithkund ka Shqiptar, edhe n’Velipoj !!!

274 raste me kovid sot, edhe na tuj mendu se ça po veshim neser n’dasem,, Me 7 raste dikur, patme nxjerr tanksat, patme n’rru dorezat e dyrve, s’ja jepshim doren kujt pervec baxhanakut, cfar absurditetit,, Ka ra mhb,,s’ka dal ma ajo doktoresha qe pat than – Mezi pres me ardh rasti i par me kovid.

Po del si me u hap, por sot isha n’Velipoj,, Sa u zhvesha ndigjova dy gra tuj than – Iky m’duket jep lajmet te Ismet Drishti ,,e shifshin ka gjoksi jem.

Si tu lujt si tu qesh dy vetve n’shpi ton i meti si ves njaja puna me la durt,, Un shyqyr qe jam niri pa vese.

Me e pas mbiemnin kasapi e me ken vegjetarian.

Bota ne kopshtin zoologjik kur shofin majmunin – Ua sa i bukur !
Kurse Shqipet – O ropt si keka si Miri i Sadikut.

Si lyhet Gjirokastriti me antidjers,,
Çon krahun e ban dy her me goj ,,Pss Pss,, e manej edhe krahut tjeter.

Njeni tuj prit te materniteti kur po i lind e shoqja e dikur i lind nji vajz n’dy t’nats, edhe dalin e i thojn,, – T’erdhi n’jet vajza, hajde e shife. E ky sa e shef ja fut shput !!- I thot doktori – A t’doli mendja , pse po i bjen mor !! – Po kjo, pa hjek shperganin po m’ven mu n’dy t’tants, po kur t’bahet 18 vjece, ça pres prej saj un ??

Shkoder – Rinas 4.5 or,, Rinas – Frankfurt 1.5 or ,,!!

Baft hajr ky Gorani, na bani me i harru krejt hallet, edhe diçka s’jena tuj u sha ma me njeni tjetrin qysh se doli puna e tij, !!