Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

K’tu n’Shqipni as ramazan nuk t’lajn me majt k’to politikan, se sa ta hapsh televizorin, s’kan qajre pa te dal nji, e ti s’ke qajre pa e sha.

Ishalla po perseriten zgjedhjet edhe njiher,,, se po hijm e lyjm ikyt shpi se jena ba n’hall, s’ma merr mendja se shkon ma shum se 150 mij lek 2 dhoma e 1 kuzhin, se na tre veta jen qe votojm eeee ??!!

Ky kojshija i jem me Wifi teme m’shan neper komente e m’thot – un ti thej hund n’pare.

Hor jan tuj na ba k’to emigrantat ne rrjete siciale,, Ju jeni popull dele, ju s’keni me ba hajr kurr, Ju se doni at’ vend,,,, Ju , ju , ju,, Marre m’vjen prej vedit, si nuk kam ik edhe un, qe me u ba at’dhetar si ata.

Na ka pshtu nji kushrin qe e kam sanitare n’spital, se per çdo dhim a smundje qe kena,na difton se çfar ilaqesh me pi.

Ke thu po ven Edi Rama kryetar te PD-s tash ??

Bana vaksinen anti-covid e nuk kalunen as 6 or’ kur ndigjoj vajzen tuj fol n’cel,,!! – Alo doktoresh , babi ka ba sot vaksinen, por nuk asht mir hiq,, !! – Asht nomale me pas temperatur moj zmr, mos u shqetso,,!! – Jo nuk ka temperatur e as lodhje e asigja, por nuk m’duket normal ,, se asht e dyta her qe i kthen fjalen mamit,, qysh se bani kyt vaksinen, se nuk e kisha ndigju nojher,,, shqet’sohem per jeten e tij doktoresh.

Na sot po presim rezultatin, se me votu kena votu tash dy jav.

Ka shku Xhixha me votu e ja ka dhan karten atij komisionerit, e kur e ka pa ai karten i ka than,, – M’fal po nuk ban me votu per burrin, duhet me ardh ai vet.

O, a i keni than grave se sot asht heshtje zgjedhore, more shok,, se un jam tuj u mat qysh nadje, po nuk m’ka ardh rradha ala me fol.

Shkoder,,Heshtje zgjedhore,, Lokalet plot,, tan klientat me 50 mij leksha, nuk kan ma t’vogla !!

Me pas frik me i dhan kuj 50 mij leksh me e kthy, se te thot fill,,- Per ke don me t’votu ?

Nuk e di a ka naj lidhje,, por ka tri dit qe kam ba kyt vaksinen Kineze, e ka tri dit qe nuk m’vjen qeni n’shpi !!!

Kot tash si ai qe s’ka ça ban,, Po kur jan dy binjak, kujt i takon me e majt nanen ??!