Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

NGA FATMIR BASHLI

Kan ba kerkes t’burgosunit, qe me i ba vizit presidenti neper burgje,, Kujtojn se ta po shkon ai atje e ta po i thot, perjashta perjashta.

U futme te nji dyqan se po m’thojn dona me te ble nji kostum per ditlindje,,E m’pelqej nji shum ,e pytme at shitsen sa ban ??- 450 euro, tha,,Na iku goja fill, – He tha shitsja, ça doni me ba ?? – A ban sa me e prek pak a , i thash.

Kur e ka pyt m’susja Tan Brahimin n’shkoll se kush asht shoku ma i ngusht i njeriut me kater kam,, ky i ka than krevati zysh.

Alo doktor ka nja 3-4 dit qe e kam temp 39 grad,,a thu kam virus a ?? – Jo mar burr çfar virusit, nuk tek asht koh virusesh tash, po k’qyr se mos asht tuj t’dal naj dham,,,Po jam 53 vjec ma doktor ?? – Po ik pra k’put qafen e ban tamponin , ça pret.

Burri- A jam un zot shpijet ? Gruja – Po ! – A asht shpija n’emen temin?- Po mar burr !! – A bahet gjithmon ça thot i zoti i shpis ? – Po pra more burr!!- Po ça dreqin ke pra qe m’perzihesh kur jam tuj ba un punt e shpis ,,??!!

Keka shtu nji mik i jemi n’Kosov me vajz, ja paska njit emnin Astrazeneca Bytyqi.

Abababab si ishte ba Xhixha sot, kishte ken ne ondilacion,, Abababa,, He m’tha , me ke po t’ngjasoj ?? Edhe vuni durt n’bel e nxori kamen para ,,- Me at Armend Rexhepagiqin , i thash.

Si sot nji vit ma par, me paten xan tuj fol me Donen,, merimangen qe pata xan shoqe n’karantin.

N’Shqipni tan pronarët kan humor,,( guxo e mos qesh po deshe)

Doktori, -Vajz po ta jap nji krem per dobsim se je shum e shendosht !! – Jo doktor, e kam provu , por nuk m’kan ba efekt,, ka nji vjet qe perdori çokokrem e nuk kam rrezultat,,tha vajza me flok.

N’dy t’nats kam ardh mram n’shpi,, edhe nji got e kisha pi,,E nuk dojshin me m’lan k’to t’shpis me u fut mren, se isha perserits,, Nji t’bertit un,, O Ilir Meta , ku je ?? ,, Fap ma hapen deren.

Nuk e di se si jeni tuj e luftu ju armikun e pa dukshem, por po ju tham se si e luftoj un,,, Sa çohem nadje, shkoj n’banjo , por futem ka pixherja jo ka dera, qe me e hutu armikun,,, masi baj pak zhurm atje qe me çorientu ,, dal tuj u hap krahsh qe me e trem,, ( aty vjen aja pjesa qe m’thot gruja,, ça ke qe hapesh se nuk t’ka kush frik ),,,Mandej shkoj e kontrolloj n’frigorifer mas asht m’sheh ai kodosh armikut,, e manej marr pozicion rat te divan 1,, masi gjuj sa mundem aty,, shkoj te divani 2 edhe atje ne pozicionin rat prap,, prap n’breshni,, çohem prej aty e baj nji cop rrug prap te divani 1 , aty e hutoj krejt armikun,, kajher gjuj edhe prej n’kam, por rrall se kam njerz rreth e rrotull e kam frik mas t’plagosi kend,, se nji her gadi e kam myt vajzen se nuk e kam pa,, veq e lagme me uj e nxjerrme n’ajr t’paster e mori vedin e qysh at’ dit nuk m’rrin ma m’rapa me e myt,, E njikshtu deri sa flejm, bilez edhe kur jam n’gjum gjuj kajher qe mas t’kujton armiku se m’kan maru fishekt ,,,KAQ