Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

NGA FATMIR BASHLI:

K’to mrojtsit e kafshve qe nxjerrin njoftime,, -Dhurojm nji qen, dhurojm nji mace etj, pse nuk dhurojn naj viç a naj dele ??

Po m’thot njeni,,- Kaq fort m’ka pa rrah baba kur m’ka xan tuj pi cigare, saqe ne nesre pat ardh me m’pa n’spital e m’pat pru nji steg cigare. Kurse un i thash, maj n’mend vetem se m’ka pa xan,, ma teper s’maj n’mend..

Tash simas atij Klosit ba me k’nu kur je vetem n’shpi a quhet tentativ per vetvrasje a ??

E vogel topulake e bjonde,, e pys – Sa je e gjat ? – 1.50,,- Sa pak keke maj, pa me pesh sa je ?- Me pesh jam edhe ma pak 120 kg.

Kur asht ba Erion Brace zv/kryeminister ja kan çu nji smart e ky i ka pyt se ça asht ajo ??- Foristrada e jote shef.

Kur dojn me fol tosket gegnisht,,- Me falni sa kushtojn patligjerat?

Ça asht H2O ?- Uji zysh,,- Po H2O+H2O+H2O+H2O+H2O ?? – Kur hap portat Vau i Dejes zysh !

Nuk asht puna se ti ke Golf 2 , por ata t’shpis teme nuk kan qejf qe un me dal me ty.

Kot tash se na futi harmin ky Klosi puna e tingujve,,Po grosha a thu e shperndan virusin, ka l’shojm kajher naj tingull pa dashje kur e konsumojm.

Nuk e di kush e ka shpik at’ sts 1 like 1 sherim, por di se me liket qe kam ba neper njata sts, ma shum kam sheru un njerz se dr Petrela.

Nuk di me i kuptu k’to t’rit e sodit,, rrijn tan diten bashk neper kafe e nuk lajn vend pa shku, e thojn e kam si moter nuk ndi gja per te,,!! Mu njiher m’ka pa prek njena pa dashje n’autobuz e 6 muj nuk m’asht hek mendja prej saj, bile kam pa dasht me e ba autobuzin e qytetit tatuazh, pa s’mpat lan baba.

Bab k’ta kojshit u ajen tuj hanger mish,, e na pernat kortolla e speca,,?!- Mirboll e kan se kan dasht me shku tan veren n’plazh e nuk kan mjell asnji zarzavat,, t’plasin tash aty me mish.