Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

NGA FATMIR BASHLI:

Erdhi shtatori,, nuk po dina, a me i ble fmive libra a telefona !!

Nisa me u dobsu, e pash nji tort,, Shif un e shif ajo,, mas dy minutash nuk e pash ma.

Ju lutem lani duart, se trunin jua kam shperla un,,, Edi Rama.

Kujtova se asht tuj dhan rastet e t’infektumve, kur kishin ken golat e Bajernit.

Nji gru kishte t’amen tan temperatur e merr telefonin e t’shoqit e tuj e kontrollu shef aty ,, covid 19,, – Oh shyqyr thot, e i bjen ,, Kur i bjen telefoni i saj e i del aty e shkrume,,,burri.

Me njeriun tand , ha e pi,, por n’fejsbuk mos e prano,,,Ndre Mjeda.

Te na besojn se me tu kru dora e majt merr lek,, se me ja pre vesht qenit bahet i eger,, se t’kput syni,,se me ta pre mica e zez rrugen t’prihet ters,, se kur t’kruhen hund ban shamat me dikend,,, se me pa zjermin shurron naten,,,, e nuk besojn se ka virus.

O hapni ato pishina se spo dina ku me lexu simjet.

Vetem borxhi asht ai qe i ban shqiptart me rujt distacen me njeni-tjetrin.

Ç’po t’bajn qef k’to emigrantat qe nuk kan ardh me paret tona.

Shkova me ba testin per covid n’privat, e m’tha,, – Per negativ asht 40 mij lek, per pozitiv 25 mij, cilin dan?

Nuk e kuptoj, pse ja vejn daten e skadences nutelles,,aja s’ban as dy dit n’shpi teme!!