Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Nga Fatmir Bashli

Po m’thot Tan Brahimi,, un deri sa pi kafen e tret tash nadje nuk kapi pun me dor ,,- Pse ma sa kafe pin nadje ti ??!- Dy ma pi gjithmon…

Kur kollitena ose kur teshtitena,, tan na shikojn me dyshim e na fill i kthehena,, jam ftof pak se nuk jam me korona,, e po mendojsha,,- Po sikur qeverija te qesin nji njoftim qe kush ka kalu kovitin ka 1 mij euro shperblim,, sa miljon banor kishte me dal Shqipnija ??

Erion Brace kur i ka propozu t’dashures per martes, nuk ka pas nevoj me u ul n’gjuj hiq.

Eh maj Sanije, gjysen e fisit e kam me virus,,- Ja besa ka dasht zoti n’fis tonin asnji t’infektum s’kena,,- Nuk keni si me pas ju maj Sanije, pa ju nuk flitni me njeni tjetrin tash 30 vjet, s’ka kush me ju njit ,,,,(Muhabet grash te mahalla jon )

Gjirokastriti dallohet fill n’plazh, se shkon tuj i perqafu ato qe jan ly me krem plazhit.

Bab, si ja bajn astronautet qe jetojn n’han,, – Nuk e di maj t’past baba,,- Po avionat p’se nuk munden me nejt nji vend si helikopterat ?? – Nuk e di ma bab !! – Po nendetsja si rrin ne at’ thellesi aq te madhe ?? – Nuk di ça me t’than maj vajz ,,,!! – M’fal bab se ndoshta te merzita ,,, – Jo moj t’past baba çfar merzijet, sa her qe t’kesh naj gja hajde pyt,, se edhe na tuj pyt kena m’rri k’tu ku jena.

Takova nji kojshije qe del me ba vrap perdit e po m’thot,, -Fato si me ja ba me e hek tan kyt bark mar burr se s’mund ta shof, nuk kam lan gja pa ba e nuk ulet asnji fije,,,- S’ke ça i ban maj gru, veq futja ka fundi i shpines nji tatuazh si kerthiz e ec mrapsht , se s’ke rrug tjeter…

Ma teper çuditen Shqiptart me i than se nuk kam instagram,, se sa me i than nuk e kam t’mesmen.

Te na n’Zvicer asht e ndalume me diftu se sa e ke rrogen,, Pa te ju ??- Te na asht marre me e diftu.

Tan Shkodra tuj u lut per mu,, oh zot ishalla po e lan Fatmiri makinen se marume per i pik shi.

Shkusinat ne 2020,, – Pse mar bab nuk e don ti at’ far vajzet’,,,, Ajo syt e bukur po,, me mask po ,, me doreza po e po,, s’ja din kush asnji koll a te teshtitun n’tan shkodren me pyt,,,edhe negative po,, po ça dreqin lyp ti ma mir.