Bashkia Shkodër jep informacion mbi situatën e përmbytje, 5 familje të evakuara…

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit Nj.A Dajç
    1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
    Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00), konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 5 familje, gjithsej 20 persona

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.