Bashkia Shkodër: Arben Anamali, heroi i liqenit që dha jetën për të shpëtuar të tjerët…

Shpërndaje

Në një ditë të trishtë për qytetin tonë, Bashkia Shkodër ndan me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, një njeri i përkushtuar dhe shembull i vërtetë i humanizmit, i cili humbi jetën gjatë një akti trimëror për të shpëtuar dy jetë njerëzish në liqenin e Shkodrës.

Postimi i Bashkisë Shkodër:

Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë.

Shpërndaje