Bardh Spahia takim me banorët në Shtoj të Njësisë Administrative në Rrethina…

Banorët në Shtoj të Njësisë Administrative në Rrethina e kanë humbur çdo shpresë përballë arrogancës së qeverisë, përballë mungesës së vëmëndjes dhe investimeve zero.
Shpresa e vetme për këta banorë është programi i Partisë Demokratike, alternativë për zhvillimin e ekonomisë, për punësim, për familjen, për rininë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Shtojit, dallohet qartë se nevoja për ndryshim është e madhe në çdo fushë të jetës për të ndalur, jo vetëm varfërinë që kap nivele ekstreme, por edhe emigracionin që është kthyer në një plagë për shoqërinë shqiptare.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e #25Prillit dhe rikthimi i shpresës për çdo shqiptar”, shkruan Bardh Spahia.