Bardh Spahia: Ik o Edvin se je bërë për gjynah!…

IK O EDVIN SE JE BËRË PËR GJYNAH!

Edi Rama është bërë për t’u mëshiruar! “Prezantohet” në Shkodër, a thua se nuk e njeh njeri! Si në asnjë zonë të vendit, në Shkodër tabelën në sfond e kishte bosh, pa asnjë bilanc 8 vjeçar. Realitet kokëfortë! Një fushë të zezë, si zilia dhe mllefi që ka ndaj Shkodrës! Dhe pa asnjë bilanc, zbrazi mllef duke fyer, ofenduar e marrë nëpër gojë, një njeri i plakur si mos më keq!

Kush e pengoi në 8 vjet të bënte qoftë edhe një gjë për Shkodrën, që tabelën pas vetes të mos e kishte bosh? A nuk premtoi vizion edhe para dy vitesh për zgjedhjet lokale? Ku e ka vizionin, po të zgjedhurin e vet të votimeve moniste?

Vërtetë o Edi Rama shpreson se Shkodra nuk sheh se si sillesh ti me të dhe nuk të kupton? Po si erdhe në Shkodër e kujtove Enver Hoxhën, duke e lakuar disa herë, por në fakt i ngjaje si kurrë ndonjëherë, logorrenë përcart e pa lidhje llogjike, si ajo që e pati karakterizuar diktatorin në daljet e fundit publike?

Koha jote ka përfundar Edi Rama, jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë!

Si mjek do të të këshilloja qetësues, për të kontrolluar mendimet e çartuna që ke në kokë, e që i zbraz pa filtër nga goja në publik! Ik se le kokrrën e namit!