Barazim pa gola në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë pikët…

Shpërndaje

Barazim pa gola në supersfidën mes Vllaznisë dhe Dinamos në stadiumin “Loro Boriçi”, sfidë që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Ndeshja u mbyll 0-0, edhe pse pjesa e parë ishte e gjallë dhe prodhoi disa raste të mira për shënim nga të dyja skuadrat, pa u konkretizuar në gol.

Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, me ekipet që u treguan më të kujdesshme për të mos rrezikuar humbjen, duke bërë që gjithçka të mbyllet në barazim. Pas këtij rezultati, Vllaznia shkon në kuotën e 53 pikëve dhe mban kreun, në të njëjtën kuotë me Elbasanin, ndërsa Dinamo arrin në 40 pikë dhe mbetet 4 pikë larg zonës “Final 4”.

Shpërndaje