Barazim në “Loro Boriçi, Vllaznia e femrave pranë grupeve të Champions League…

Vllaznia e femrave arrin të regjistrojë një rezultat historik në Champions League dhe shpresdhënes për ndeshjen e kthimit.

Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në Loro Boriçi dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike” në letër u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Women Champions League.

Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66 me Kravchuk.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua nga Juventus.