Banorët e Bardhejve në protestë kundër rrugës: Nuk ka asnjë funksion! Kryetarja e bashkisë të na informojë…

Rreth 100 familje në kodrat  e Rrencit në Shkodër kanë protestuar kundër ndërtimit të një rruge.

Bashkia ka nisur punimet në kodër për rrugën që ata kundërshtojnë.

Sipas tyre, rruga nuk ka asnjë funksion për ta, ndërkohë që shtojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre në Bashkinë e Shkodrës që prej 2017.

Kemi tre kërkesa që ia kemi dërguar kryetares së bashkisë që në 2017 dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje për investim. Papritur vijnë dhe investojnë në një rrugë që për ne është e vdekur, sepse nuk funksionon ne. Duam të dimë pse nuk investojnë aty ku ka banorë, por në një zonë të vdekur. Nuk është vendosur dorë prej 25 vitesh”, shprehet njëri prej banorëve.

Banorët kanë kërkuar me ngulm praninë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës ose të një përfaqësuesi institucional, për të dhënë më shuë informacion për këtë çështje.

Nuk ka bërë vaki që të lënë 100 familje pa rrugë, pa shkollë, pa drita, pa ambulancë, pa fugon. Kjo është bërë me kap pushkën. Mos na idhnoni, mos na shqetësoni. Të vijë një përfaqësues i bashkisë të na japë informacion për këtë rrugë, të tjerat janë përralla.