“Bacterial time”, mbahet në Shkodër ekspozita “Koha e Bakterieve”…

E gjithë kjo kohë e COVID-19 ka nxitur mijëra artistë në gjithë botën që të krijojnë pafund për të na sjellë mesazhe shprese. I tillë është piktori nga Maqedonia e Veriut Ejup Deari i cili erdhi në Shkodër për të shfaqur ekspozitën e tij të quajtur “Bacterial Time”, “Koha e Bakterieve” në galerinë “Oda”. Mesazhi që kërkon të përcjellë piktori përmes kësaj ekspozite është që sado që të ketë virus, gjithmonë triumfon jeta dhe dashuria për njëri-tjetrin.

Bardh e Zi janë ngjyrat e përdorura por edhe ngjyra blu e cila për artistin që solli këtë ekspozitë në Shkodër shihet si ngjyrë shprese.

Drejtuesja e galerisë “Oda” Rozafa Shpuza e cila mirëpriti ekspozitën “Bacterial Time” thotë se kur të gjithë ishim të izoluar piktori Deari diti të sjellë shpirtin e tij artistik.

Piktori Ejup Deari është bërë pjesë edhe e disa aktiviteteve ndërkombëtare artistike duke arritur që të jetë i suksesshëm me pikturat e paraqitura ndërsa edhe më përpara ka realizuar ekspozita në vende të ndryshme ndërsa kjo është hera e parë që u prezantua për publikun shkodran me ekspozitën “Bacterial Time”.

May be art
No photo description available.