“Aty ku bie, ngrihet!”…

“Aty ku bie, ngrihet!”…

“Nuk ka reforma fetare, a sociale, pa reforma politike! Nuk rilindet dituria dhe feja, në formën e duhur, pa u rilindur politika me seriozitet!”, thoshte Imam Abdulhamid bin Badis, para dijetarëve të Zejtunës…

Kjo është ajka e meseleve, për të cilat alarmohet perëndimi në raport me rizgjimin dhe rimëkëmbjen e ymetit islam, sot.

“Aty ku bie, ngrihet!”, thotë fjala e urtë islame. Me fjalë të tjera, pa u kthyer ujërat në vijën e tyre, nuk ka bereqet as dija, as përkushtimi, as paqeja, as toleranca, as vullneti i ndërtimit me shpirt e zemër!

Që nga rënia e Hilafetit, Ymeti ka prodhuar dijetarë e reformatorë të pashembullt, të cilët kanë mbushur botën me optimizëm e dritë urtie, si: Bediuzeman Said En-Nursi, Imam Bin Badis, Shejkh Muhammed El-Gazali Sekka, Shejkhul-Islam Et-Tahir Ibn Ashur, Imam Hasan El-Benna, Shejkh Ahmed Keftaro, etj, para tyre në kohë.

Përtej yllit ndriçues të secilit prej tyre, retë e zeza të kolonizatorëve a të bindurve të tyre, e lanë botën islame në këto realitete të hidhura e të frikshme, që nuk mund të kihen zili nga askush!

Rimëkëmbja ka nisur, shenjat janë shfaqur, kjo rrugë nuk ka kthim, me dëshirën a jo të taborrave islamofobe, a modeleve islame pa klorofil, të prodhuara në inkubatorët e tyre…

(Shënim: Rizgjimi politike në tekst, nuk ka lidhje me imitimet dështake a keqpërdorimet e këtij termi në realitete të botës së tretë…)

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 28 dhjetor 2022
(Ripost)