Atentat me silinciator në qendër të Tiranës, ndërron jetë në spital i plagosuri

Një atentat me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, pranë Piramidës, te Rruga e Elbasanit.

Sipas burimeve mësohet se në afërsi të Piramidës është konstatuar i shtrirë në trotuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, rreth 50 vjeç mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Po të njëjtat burime thonë se personi është qëlluar me armë zjarri me silenciator.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.