Arrestohet në Muriqan 23 vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje…

Shpërndaje

Qarku Shkodër

Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. N., 23 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Lezhë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi ditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodërs, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen F. M., 67 vjeçe, këmbësore. 67-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shpërndaje