Arrestohen dy drejtuesit që shkaktuan aksidentin tragjik në Beltojë…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, H. Sh., 63 vjeç, dhe shoferen e autoveturës, A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Beltojë, ku humbi jetën 47-vjeçari Altin Luli. Të arrestuarit ndodhen në spital duke marrë mjekim, pasi pësuan lëndime nga përplasja.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti.

Shpërndaje