Akuzat për bashkëpunim me Bajrat, lihen të lirë punonjësit e Spitalit Shkodër

Pak ditë më parë prokuroria në vijim të operacionit ‘Oaz’ kërkoi masat ‘arrest me burg” për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin dhe Jorida Muratin që sot iu ndryshua masa e sigurisë. Sirjan Alijan është i shpallur në kërkim. Bajrat dhe personat e tjerë akuzohen se ushtruan presion dhe kërcënuan zyrtarët e spitalit të Shkodrës që të punësohej mikja e Behar Brajoviq, Jorida Murati, e cila merrte pagën pa shkuar në punë prej një viti. Gjithashtu ata akuzohen edhe për gjobëvënie. Jorida Murati gjatë hetimeve ka rezultuar se në prill të 2018 ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhjen midis grupit kriminal me Behar Brajoviq, që e takonte rregullisht në Holandë kur ishte në paraburgim dhe informonte grupin në Shqipëri.

Masat arrest me burg;
Behar Brajoviq (Bajri), akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Safet Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Asmer Bilali, akuza; prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ismet Idrizi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest me burg në arrest shtëpie;
Jorida Murati, akuza; vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest shtëpie detyrim paraqitje;
Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim
Sirjan Alija akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrajnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.