Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, Voltana Ademi: Shembjet të mos bëhen në mënyrë selektive

IKMT ka njoftuar se ka nisur prishjet e objekteve pa leje në bregdet, nga Velipoja deri në Ksamil.

Në lidhje me këtë problematikë, Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se qytetarët të cilëve iu prishen objektet duhet të njoftohen përpara, kurse tha se shembjet ka raste që bëhen në mënyrë selektive.

Voltana Ademi: IKMT ka ardhur sot në Shkodër, dhe duhet të them se duhet që të njoftoheshin përpara. Unë kërkoj që të gjithë qytetarët duhet të veprohet njëlloj.

Kam komunikime nga Shkodra, se për dikë veprohet dhe për dikë tjetër jo. Duhet vendim-marrja për të gjithmonë njësoj, për të mos shkaktuar qoftë konflikte në territor apo situata që janë të pa-menaxhuara. Aq më tepër që tani jemi në fillim të sezonit veror.

Më 15 nëntor është e pamundur të bëhet plazh në Shkodër. Më 15 nëntor, sa parashikohet në ligj, nuk mund të bëhet plazh, se jemi me pallto. ne duhet të mendojmë për lehtësi dhe jo për ngarkime të mëtejshme.