Aksidentohet me makinë presidenti ukrainas, si është gjendja e tij shëndetësore…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident në Kiev.

Sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i presidentit, një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit. Mjekët që shoqëronin Zelenskyn i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, tha ajo.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk pati lëndime serioze”, shtohet në deklaratë, raporton CNN.

Autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.