Aksident në Malësi të Madhe, humb jetën 49 vjeçarja…

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit