Aksident në aksin Shkodër–Koplik: Përplaset një grua, jashtë rrezikut për jetën…

Shpërndaje

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Koplik, pranë vendit të njohur si “5 Heronjtë”.

Sipas burimeve për RealitetiPost, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Fatmirësisht, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje