Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve…

0
316

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., tw cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU