Aksident masiv në Kurbin, njëra makinë dyshohet e ish-kryeministrit Berisha

Përfshihen në aksident disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër autovetura, njëra dyshohet se është e ish- kryeministrit Berisha.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit. Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.

lajmi në perditesim…

ABC News