Aksident i rëndë, makina përplas 3 nxënës teksa kalonin rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një mjet ka përplasur tre këmbësore.

Dyshimet janë se të lënduarat janë nxënëse në shkollë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Nga policia nuk ka ende një njoftim për ngjarjen, ndërsa burime bëjnë me dije se të lënduarat janë dërguar për mjekim drejt spitalit.

Vijon…