Aksident fatal tek Harku i Berdicës, humb jetën një i moshuar…

Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Harkut të Berdicës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje