Aksident fatal, një person humb jetën këtë mëngjes…

Një aksident ka ndodhur orët të para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, ku mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një qyetar të cilin e ka lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve me iniciale B.SH., është 36 vjeç dhe banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 05:30., në aksin  Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia