A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Tomini: Kemi kapacitete të përballojmë situatën, qytetarët të mos neglizhojë masat ndaj Covid-19

Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse po diskutohet rimbyllja nga koronavirusi, tha se vendi ynë ka kapacitete të përballojë situatën.

Tomini u shpreh se qytetarët duhet të mos neglizhojnë masat ndaj koronavirusit.

Alfred Lela: Edhe Amerika po shkon drejt një mbyllje të pjesshme.

Përfaqësuesja e ISHP Eugena Tomini: Një vend nu duhet të gëzojë nëse ka vdekje më pak apo më shumë. Shqipëria renditet ndër të fundit nivele të vdekjes. Shqipëria ka kapacitete për të përballuar gjendjen. E kemi më të mirë që të përballojmë situatën sesa të kthejmë sërish mbylljen. Duhet të respektohen masat në mënyrë korrekte.

Infeksionet sjellin vdekje, për fat të keq. Sistemi shëndetësor është forcuar, jo vetëm për shkak të gjendjes, por edhe për këtë normalisht. U neglizhua gjatë hapjes graduale. Vdekjet ndodhin kur ka sëmundje shoqëruese.  Sa i përket humbjen nga jeta të profesorit, nuk dua të diskutoj. Bashkëshoqëruese me të ka qenë edhe hiper-tensioni.

Eduart Zaloshnja: Pse u rritën rastet pozitive me koronavirus? Rregullat nuk janë zbatuar. Ka neglizhencë të madhe për masat ndaj koronavirusit.

(d.xh/ Balkanweb)