Adrian Paci, ish-student dhe mik i kryeministrit Edi Rama doli publikisht kundër tij pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ai ka komentuar në një intervistë për Adi Krastën marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë dhe për letrën e hapur ku e dërgonte në djall mësuesin e tij.
“Nuk ishte e lehtë për mua të shkruaja atë letër dhe ta bëjë publike. Kam pasur një marrëdhënie miqësie me Edi Ramën, por me kryeministrin e Shqipërisë unë nuk ha dreka dhe darka. As me kryetarin e bashkisë. Kam pasur një afeksion personal, por jo me Edi Ramës kur ai u bë i pushtetshëm”, – tha Paci.
“Unë kam besim tek fjala si një element transformues. Nuk besoj se fjala ime mund të ndryshojë personin që i adresohem. Ja njoh edhe cilësitë atij njeriu, përveç lëkurës së pushtetarit që unë i kam dalë kundër.
Ky është artisti i banalitetit ulëritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin, e nëse duan, ta ekspozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do. I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërshtar publik me shumë” – tha Paci.