Pamundësia për të ardhur në Tiranë, çfarë bëjnë aktorët shkodranë (VIDEO)

Shpërndaje

Në pamundësi për të ardhur në Tiranë, aktorët e Teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë zgjedhur që të pròtestojnë për shèmbjen e Teatrit Kombëtar në mënyrë paqësore.

Duke repsektuar distancimin sociale dhe të pajisur me maska mbrojtëse për shkak të korònavirusit, ata shfaqen me pankarta në duar që shkruajnë: ‘”Poshtë diktatura”, ”Shembët godinën, por jo Teatrin”, ”Teatri është i pavdekshëm” etj.

Shkodra mbetet zonë e kuqe për shkak të rasteve të shumta me koronavirus dhe lëvizja jashtë vendit është e ndaluar. Ndërkohë, ditën e sotme është paralajmëruar që do të mbahet protestë në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Shpërndaje