FSHF merr vendimin e pritur, shtyn aktivitetin futbollistik

Shpërndaje

Nuk ka futboll në fundjavë.

Ky është vendimi i fundit që merret nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e kalon futbollin në plan të dytë tashmë.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar,” thuhet në njoftimin e FSHF.

Ky vendim vjen menjëherë pasi vendi ynë po përballet me goditje të shumta të tërmetit.

Shpërndaje