Ish-deputeti bën denoncimin e fortë: U transferua nga “Sanatoriumi”, 30-vjeçari ndërroi jetë nga…

Shpërndaje

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka deklaruar se një pacient 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit pasi ishte transferuar nga Sanatoriumi pas vendosjes së këtij të fundit në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Bardhi shkruan se pacienti ka ndërruar jetë për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik.

Ai ka publikuar një denoncim që ka mbërritur në adresë të tij ndërsa pohon se tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. ‘Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!’.

Reagimi i plotë:

CIRK VDEKJEPRURES ME TE SEMURIN
Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj.

Shpërndaje