Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ndjen të nevojshme dhe tepër urgjente që nëpërmjet të gjitha strukturave te tij, me të cilat operon si myftini, xhami, medrestë dhe KU BEDËR të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i sotëm.
I bëjmë thirrje të gjithë myftinjve, imamëve, besimtarëve, mësuesve dhe studentëve që të fillojnë organizimin në të gjithë vendin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare, ushqimore dhe materiale.
Të gjitha ndihmat dhe materialet e mbledhura do të shpërndahen në mënyrë të përshpejtuar nëpërmjet shtabit të emergjencave dhe njësive tona që do të shkojnë në terren, pasi nevojat janë emergjente dhe kushtet e motit pritet të përkeqësohen.
Te gjitha xhamitë dhe medresetë do të jenë në dispozicion, si një vatër e ngrohtë për të gjithë njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira.
Komuniteti Mysliman i Shqiperisë
Për të gjitha kontributet në vlera monetare:
Credins BANK
Llogaria Lekë
SWIFT: CDISALTR
-IBAN. : AL53212113600000000000590581
-SWIFT: CDISALTR
BANKA BKT
Llogaria Bankare në USD
IBAN : AL85 2051 1014 0007 09CL TJCF USD
SWIFT: NCBAALTX
UNITED BANK OF ALBANIA, TIRANA , ALBANIA
ADDRESS: RR.E DURRESIT (ZOGU I ZI ),GODINA 14 KATE PALLATI TEKNOPROJEKT , TIRANA – ALBANIA
SWIFT CODE: AAISALTR
BENEFICIARY NAME: KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE
IBAN NO : AL13203110272010140011004195 USD
ACC. 17-01-0016000033.80