Gazetari Erjon Skëndaj zbardhi detaje të reja mbi situatën e krijuar nga koronavirusi në Spitalin Infektiv, ku po kurohen pacientët e infektuar.
Gazetari tha në një lidhje live për “News24” se 71-vjeçari nga Shkodra, që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, duke e çuar në 31 numrin total të viktimave, i kishte këmbët e prera, si pasojë e diabetit, dhe fatkeqësisht nuk ja ka dalë të mposhtë koronavirusin.
Mes të tjerash, gazetari theksoi se 71-vjeçari nuk ishte intubuar, por me maskën e oksigjenit.