FOTO/ Politikani varroset bashkë me Mercedes-in e preferuar…

Shpërndaje

Një politikan e ka nisur rrugën e tij drejt botës së përtejshme me makinën e tij të preferuar, një Mercedes E500. Tshekede Bufton Pitso, 74 vjeç, nga Afrika e Jugut, ishte i fiksuar pas kësaj makine.

Këto foto të pabesueshme tregojnë momentet e varrimit bashkë me makinë. Politikani i njohur nga Lëvizja Demokratike e Bashkuar ishte ulur në sediljen e shoferit dhe duart i kishte të lidhura me kabllo në timon. Pamje e frikshme për ne, por kjo ishte kërkesa e tifozit të makinës Mercedes.

Siç raportojnë mediet e ndryshme, ai dikur zotëronte një flotë të konsiderueshme me makina Mercedes. Vajza e tij tha se atij nuk i hynte në sy asgjë tjetër veç makinave Mercedes.

Mësohet se së fundmi ai nuk lëvizte me këtë mjet për shkak të defekteve të shumta. Megjithatë e përdorte si zyrë dhe në mbrëmje ulej dhe shijonte muzgun nga makina. Kështu kishte bërë edhe ditën kur nuk u zgjua më.

Sipas gazetës BILD, të tilla varrime nuk janë të rralla në Afrikë. Dy vjet më parë një nigerian varrosi babanë e tij me një makinë BMW X5 fringo të re. Në vitin 2015, një biznesmen varrosi nënën e tij me një makinë Hummer.

Shpërndaje