(VIDEO) Ulërima dhe brohoritje/ Çfarë po ndodh në burgun e sigurisë së lartë 313?

Shpërndaje

Një situatë e pazakontë ka qenë mbrëmjen e kësaj të marte në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë. Të burgosurit janë dëgjuar të fishkëllejnë dhe të bërtasin nga dritaret e tyre. Në video dëgjohen thirrje “Rama ik!” “Bravo…” dhe “Mbyte…”

Nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që po ndodh atje. Këtë të martë është mësuar nga mediat se një i burgosur italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin e arrestuar si “bossi” i klanit mafioz Di Cosimo në Bari.

Kjo ndoshta ka shkaktuar panik te të burgosurit e tjerë. Në këtë burg të sigurisë së lartë mbahen brenda emra të njohur të botës së krimit.

Shpërndaje