Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë…

Shpërndaje

Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Mbi 320 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre, ndërsa flakët në jugperëndim të Francës kanë arritur vetëm 15 kilometra larg qytetit të Bordeaux.

Sipas autoriteteve franceze, zjarri i madh në rajonin Gironde, pranë bregdetit të Atlantikut, është përhapur me shpejtësi gjatë natës dhe deri më tani ka djegur rreth 420 mijë hektarë tokë.

Megjithëse flakët ndodhen shumë pranë Bordeaux, kryebashkiaku i qytetit, Thomas Cazenave, deklaroi se për momentin nuk është marrë vendim për evakuimin e qytetit.

Qeveria franceze vlerëson se operacioni i evakuimit në zonën e Bordeaux mund të jetë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në Francë në kohë paqeje.

Shpërndaje