
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Laçit, ku të shtënat me armë zjarri kanë përfunduar me një viktimë.
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.
Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Nga autoritetet pritet një reagim zyrtar me më shumë detaje lidhur me ngjarjen.




