Të moshuarit në Shkodër mbrohen nga i nxehti, kufizohen daljet gjatë orëve me temperatura të larta…

Shpërndaje

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër po kalojnë ditët e nxehta të verës kryesisht brenda ambienteve të institucionit, sidomos gjatë orëve kur temperaturat arrijnë kulmin. Disa prej tyre e kalojnë kohën duke luajtur shah, ndërsa të tjerë komunikojnë me familjarët përmes telefonit.

Drejtori i institucionit, Fatjon Hoxha, shprehet se kufizimi i daljeve dhe monitorimi më i shpeshtë i gjendjes shëndetësore janë masa të ndërmarra për të mbrojtur të moshuarit nga efektet e temperaturave të larta.

Aktualisht, në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër janë të akomoduar 65 banorë, të cilëve u ofrohet kujdes dhe shërbim i pandërprerë 24 orë në ditë.

Shpërndaje