Ke punuar në të zezë? Rama: Do të ketë shpërblim për ata që denoncojnë pronarin

Shpërndaje

Të gjithë ata që punojnë në të zezë, por i denocojnë pronarët, qeveria do t’iu japë një shpërblim, deklaroi kryeministri Rama.

“Shpërblim financiar për ata që thonë unë kam punuar në të zezë në filan kompani. Disa thonë që si ta denoncoj unë. Po atëherë si ta zgjidhim  kur ti nuk ke kurajën për veten tënde. Sanksionet janë të forta për dike që mban në të zezë.  Brenda 24 orët do iu jepet kjo mundësi, do tiu japim një shpërblim financiar për ata që janë në një punë në të zezë në një kompani dhe që sot gjenden pa mbështetje sepse nuk figurojnë asgjëkundi. Përveç shpërblimit financiar do ti marrim përsipër që ne ta ndjekim punën e tyre në mënyrë që pronarët ti njohin të drejtën. Dhe do të kërkojmë nga pronarët e kompanive që të jenë në mbështetje të kësaj nisme, në të kundërt do të përballen me ligjin. Ne do t’iu kërkojmë pronarëve të ndihmojnë ata punotorë që ua kanë borxh”.

Nga sot qeveria do të paraqesë një mënyrë më të lehtë për të marrë autorizim, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të pagesës së sigurimeve shoqërore, ndërsa baret e restorantet do të jenë të fundit që do të hapen.

Shpërndaje