Këshilli i Qarkut Shkodër miraton ndryshime në buxhet dhe nderon Astrit Kalanë me titullin “Dëshmor i Atdheut”…

Në mbledhjen e radhës u miratuan ndryshime në planifikimin financiar, raporti i monitorimit të buxhetit dhe propozimi për nderimin pas vdekjes të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Shpërndaje

Këshilli i Qarkut Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e tij të radhës, ku u morën disa vendime të rëndësishme që prekin administrimin e institucionit dhe planifikimin financiar për vitet në vijim.

Gjatë seancës, anëtarët e këshillit miratuan ndryshime në prioritetet e institucionit, si edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, me qëllim përshtatjen e fondeve me kërkesat dhe zhvillimet aktuale.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe drafti fillestar i Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, dokument që do të shërbejë si bazë për planifikimin strategjik dhe financiar të qarkut gjatë tre viteve të ardhshme. Këshilltarët miratuan gjithashtu, me shumicë votash, raportin e monitorimit mbi zbatimin e buxhetit për periudhën janar–prill 2026.

Në fund të mbledhjes u zhvillua një votim i fshehtë, përmes të cilit u miratua propozimi për shpalljen pas vdekjes të Astrit Kalasë me titullin “Dëshmor i Atdheut”, si një vlerësim për sakrificën dhe përkushtimin e tij në ushtrimin e detyrës si gjyqtar.

Shpërndaje