ADZM Shkodër: Deri tani asnjë zjarr në zonat e mbrojtura, apel për kujdes gjatë verës…

Shpërndaje

Pavarësisht temperaturave të larta dhe rritjes së ndjeshme të numrit të vizitorëve gjatë sezonit veror, deri tani, nuk është regjistruar asnjë rast zjarri në zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës. Sipas drejtuesve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) Shkodër, në këtë drejtim po ndikojnë edhe  masat e marra në bashkëpunim me bashkitë, shërbimin zjarrfikës  si edhe funksionimi i rrjetit të monitorimit dhe sinjalizimit të hershëm, që ka mundësuar reagim të menjëhershëm në çdo rast të dyshuar.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat teknike organizative për menaxhimin e zjarreve duke hartuar programet e punës dhe marrëveshjet institucionale me të gjitha aktorët por kryesisht me me kryeplqësinë e fshatrave të cilat ndodhen brenda drejtor zoneve të mbetura për krijimin e skuadrave zjarrëfikëse me qëllim me informimin kohës sa më shpejt në rastet e vendosjes së zjarreve dhe ndërhyrjen finale”, deklaroi Agim Dardha, Drejtor i AdZM Shkodër.

Një rol të rëndësishëm ne parandalimin  rasteve te zjarreve ka  ndërgjegjësimi i komuniteteve vendase, operatorëve turistikë, guidave dhe vetë vizitorëve.

“Më e rëndësishmja është ndërgjegjësimi i popullatës, kryesisht edhe këshillat që jepin guidave turistike, të cilat e kenë parasysh që në rast se bëjnë kampinge ose në qoftë se ndezin zjarr në pyjet kenë element të sigurisë për bazë kryesore sepse ë në qoftë se shfaqet në zjarr janë pasojat janë katastrofike”, tha Agim Dardha, Drejtor i AdZM Shkodër

Parandalimi dhe menaxhimi i zjarreve mbeten sfida kryesore për ADZM-në, veçanërisht në muajt e verës, kur rreziku është më i lartë. Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës zënë rreth 40 për qind të territorit të qarkut, me afro 160 mijë hektarë sipërfaqe, duke e renditur Shkodrën si qarkun me përqindjen më të lartë të sipërfaqeve të mbrojtura në vend.

Shpërndaje