Presidenti Begaj dekreton amnistinë: 380 të liruar dhe 900 përfitojnë ulje dënimi…

Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar sot shpalljen e disa ligjeve të miratuara më parë në Kuvend. Kreu i shtetit dekretoi sot ligjin “Për dhënie amnistie”, nga i cili përfitojnë lirim të menjëhershëm 380 persona, ndërkohë që 900 persona përfitojnë ulje të dënimit.

Asnjë person i dënuar për korrupsion krim të organizuar dhe çështje që janë të kompetencë të SPAK dhe GJKKO nuk përfitojnë nga kjo amnisti

Gjithashtu, kreu i shtetit dekretoi edhe ligjin nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, një akt që lidhet me funksionimin dhe rregullimin e këtij sektori strategjik në vend.

Në të njëjtën ditë, Presidenti Begaj ka firmosur edhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, i cili synon rregullimin e shkëmbimit dhe administrimit të të dhënave elektronike në transportin e mallrave.

Dekretet e firmosura nga Presidenti hyjnë në fuqi sipas përcaktimeve ligjore përkatëse.

Shpërndaje