Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm pak minuta më parë

Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend.

Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit.

Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim.

Shpërndaje