Asgje nuk ndodh rastesisht e mbi te gjitha ne politike.
Shkarkimi i Prefektit te Shkodres Cesk Millja, me nje deklarate te rrufeshme per mediat nga Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, ka backgroundin e vet per te cilin asnjeri prej tyre nuk eshte shprehur publikisht.
Deklarata se “Millja kishte neglizhuar dhe skishte marre masat” duket qartazi se eshte nje fasade pasi profilin e Prefektit te Shkodres e njiihnin mire edhe para se ta kthenin ne kete detyre. Prefekti Millja ndonese ushtarak ka treguar gjate gjithe kohes se nuk perdor “dore te hekurt” me vendime ekstreme por funksionon institucionalisht duke mos kaluar asnje hallke qofshin ato autoritete lokale apo qendrore sic ishte edhe pritja qe ky i fundit i beri Presidentit te Pepublikes Sh.T.Z Ilir Meta.
Megjithate, debati ka lindur gjetke…
Burime per eetimes bejne me dije se shkak jane bere banoret qe vinin nga Hani i Hotit, per tu kthyer ne atdhe dhe duheshin karantinuar.
Ministri i Brenshem Sander Lleshaj ka urdheruar qe ato te sistemohen ne plazhin e Velipojes ne nje nga hotelet e zones deri ne mbarimin e situates se Covid 19.
Nje gje e tille eshte refuzuar ne menyre kategorike nga Prefekti Cesk Millja me argumentin se nje gje e tille do te shkaterronte perfundimisht sezonin turisitik ne Velipoje edhe nese ne fund te veres ai mund te hapet.
Kjo pasi frika e pranise se koronavirusit nga te karantinuarit atje mund te mbante larg cdo vizitor.
Nje gje e tille nuk eshte kaperdire nga Ministri Lleshaj i cili ka shkarkuar ne menyre demostrative Prefektin Millja duke e shkembyer ate me zevendesin e tij i cili me shume gjasa do te jete me i bindur urdhrave te prera te Lleshaj / eetimestv /