
Biznesmeni Pëllumb Gjoka është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.
Vendimi u shpall nga GJKKO pas shqyrtimit të çështjes, duke e dënuar Gjokën me 9 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, biznesmeni ka përfituar ulje të dënimit me një të tretën dhe do të vuaj 6 vite burg.
Gjoka u arrestua u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.
Gjatë operacionit me urdhër të SPAK, bashkë me të u arrestuan edhe Oltion Bistri, ish-zyrtar i lartë i policisë, ish-prokurori Xhevahir Lita, dhe të tjerë personazhe, bisedat e të cilëve u zbuluan nga aplikacioni SKY.




