
Pak ditë pas largimit nga Partia Socialiste dhe shpalljes së saj si deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj, deputetja i drejtohet drejtpërdrejt një familjeje të njohur në Shkodër, duke paralajmëruar se do të reagojë ashpër nëse familjarëve të saj u ndodh ndonjë dëm.
Reagimi i plotë:
Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.





