Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori! Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)…

Shpërndaje

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Kamëz, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur në një fushë kalçetoje.

Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, i cili u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin Sadik Llanaj dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shpërndaje