Ekzekutohet me armë zjarri një përson në Kamëz…

Shpërndaje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve, qytetari është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Shpërndaje